Sefa: E gjithë infrastruktura e PD-së në 47 bashki ka qenë në funksion të BF
Partia Demokratike zyrtare ka vendosur në dispozicion të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të gjithë infrastrukturën e PD-së për zgjedhjet në 47 bashki. Kështu deklaroi përfaqësuesi ligjior i PD-së, Indrit Sefa në një intervistë për Euronews Albania.
Sefa theksoi se infrastruktuar zgjedhore e PD-së, përfshirë numëruesit, anëtarët e KZAZ-ve dhe vëzhguesit u është vënë e gjitha në dispozicion kandidatëve të primareve dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt.
“Në 47 bashki merrni pyesni të gjithë kandidatët dhe të thotë një se nuk kemi pasur komisionerë. Të dalë Igli Cara sot dhe të thotë se nuk kishte komisionerë, të dalë Luçiano Boçi dhe të thotë se nuk kemi pasur komisionerë. Të dalë Bardh Spahia dhe të thotë që nuk kam pasur komisionerë.
Kanë pasur në dispozicion të gjithën infrastrukturën e Partisë Demokratike nga fillimi deri në fund. Kanë qenë numërues, komisionerë dhe anëtarë të KZAZ-ve që i kanë caktuar ata. I kanë caktuar kandidatët me miratimin e degës lokale dhe me dijeninë time. Unë kam pasur dijeni dhe kanë bërë shumë mirë për të ndihmuar opozitën për sa kohë Partia Demokratike nuk garonte në 47 bashki. Të dalin kandidatët dhe ta pohojnë, me gojën e tyre që nuk kanë pasur numërues apo vëzhgues. Kanë pasur të gjithë infrastrukturën e PD-së në 47 bashki, ta jap me garanci të plotë”, tha Sefa.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë