Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 30 vite më parë studentët u ngritën për demokraci

8 Dhjetor 2020 | 06:21

Si sot, 30 vite më parë nga ky shesh, nisi lëvizja që do të ndryshonte sistemin politik në Shqipëri, duke i dhënë një rrjedhë tjetër historisë së vendit.

Nën drejtimin e Azem Hajdarit, një grup studentësh dhe pedagogësh, banorë të Qytetit Studenti, u bënë protagonistë të lëvizjes, duke  hapur kështu rrugën pluralizmit politik, ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jehonin në gjithë kryeqytetin.

ë rinjtë kërkonin ngritjen e një sistemi pluralist, me format perëndimor, integrimin në Europë si dhe bazë për një shoqëri të lirë dhe demokratik, kërkesa këto që dhe sot pas 30 vitesh nuk janë konsoliduar.

Më 9 dhjetor, studentët ia parashtruan kërkesat e tyre, presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. Protestat e tyre vijuan, duke gjetur gjithnjë e më shumë mbështetjen e qytetarëve nga gjithë Shqipëria, derisa rrëzuan pas 46 vitesh sistemin komunist në vend.

Në vitin 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si dita e rinisë, festë kombëtare në nder të studentëve të lirisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026