Deputeti i PD: Si mundet Rama dhe çfarë na mësoi Himara

19 Maj 2023 | 14:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve loakle në Shqipëri.

Shehu mori shembullin e Himarës, e cila u fitua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për të treguar se si mund të mundet me votë maxhoranca socialiste.

Sipas tij ajo që tregoi Himara është se qeveria mundet vetëm nëse ka presion të mos manipulojë procesin zgjedhor. Në rastin e Himarës presioni u ushtrua nga Greqia, ndërkohë që për një fitore të opozitës në gjithë Shqipërinë duhet të ketë presion nga një lëvizje popullore qytetare, theskoi Shehu.

“Ngjarjet në Himarë treguan shumë. Treguan që vetëm nga presioni tërhiqet ky regjim. Ishte presioni i Greqisë atje që e tërhoqi këtë regjim. Imagjinoni çmund të bëjë presioni Iëvizjes popullor shqiptare kur të shpërthejë. Prandaj ne duhet të mendojmë për lëvizjen popullore shqiptare që të krijojë këtë presion.

Do shikohet rast pas rasti çfarë ka ndodhur dhe pastaj ne do të dalim në konkluzione. Unë mund t’iu them se në Memaliaj fituam thellë pasi u organizuam mirë dhe mundëm ta përballonim mirë presionin e qeverisë.

Këlcyra humbi vetëm nga paterica e Ramës që vodhi votat e demokratëve dhe bëri të fitojë socialisti dhe jo Kasaj që është nëj djalë i shkëlqyer. Në Libohovë ne humbën me një betejë dinjitoze me pak vota, vetëm sepse u bë një presion i madh”, tha Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të kodrinave të Qafë Thanës para pak minutash. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e...
11:58 | 20/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
11:57 | 20/07/2026

Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)

Teksa deputetët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë pritur duke hedhur vezë në drejtim të mjeteve të tyre. Ata gjithashtu kanë bërë...
11:45 | 20/07/2026