Greqia bëhet gati për zgjedhje, Sondazhet: Procesi do të shkojë në një raund të dytë

20 Maj 2023 | 13:50

Mbi 9.8 milionë grekë me të drejtë vote do të shprehin të dielën vullnetin e tyre për zgjedhjen e 300 ligjvënësve në Parlamentin me një instancë të vetme.

Mosha e votimit në shtetin helen është ulur për herë të parë në 17 vjeç. Kryeministri konservator Qirjakos Micotaqis po kërkon një mandat të dytë pavarësisht regjimit drakonian për kontrollin e shpenzimeve, të imponuar nga huadhënësit ndërkombëtarë verën e kaluar.

Por Micotaqis ka humbur pikë dyshifrore në sondazhe pas tragjedisë hekurudhore të 28 shkurtit, ku mbetën të vrarë 57 persona.

Anketat tregojnë gjithashtu se zgjedhjet e së dielës nuk do të prodhojnë një fitues direkt në bazë të sistemit të ri të përfaqësimit proporcional.

Ndaj do të jetë i nevojshëm një raund i dytë që do të mbahet në fillim të korrikut, kur sistemi do të favorizojë partinë me më shumë vota, me një shpërblim prej një vendi në Parlament.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026