Fushata në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras ashpërsojnë tonet në prag të zgjedhjeve
Kyriakos Mitsotakis e mbajti në Selanik fjalimin e parafundit elektoral përpara zgjedhjeve të së dielës. Sikurse tha ai, në lojë në këtë proces është stabiliteti i qeverisjes së vendit. Ai sulmoi partinë SYRIZA dhe planin e saj të shtrenjtë, që sipas tij mund të shkaktojë tronditje të ekonomisë greke.
“Sot, Tsipras shkurtoi me 83 miliardë pemën e parave dhe kërkoi drejtësi. As ai dhe as bashkëpunëtorët e tij nuk mund të flasin. Pyetja për të dielën është para nesh: a duam stabilitet, apo aventura drejt së panjohurës? Shkurt, duam një qeveri të Demokracisë së Re dhe kryeministër Micotakis, apo një qeveri të SYRIZA-s dhe Tsipras kryeministër? Zgjedhja është në duart tuaja”,-u shpreh Qirjakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë
Nga ana e tij, Aleksis Tsipras foli në Athinë dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë partinë e tij për të ndalur atë që e quajti “makthi i qeverisjes së Mitsotakis-it”. Tsipras theksoi se një qeveri progresiste do të vijë në pushtet të hënën e ardhshme dhe u bëri thirrje partive të tjera të jenë të hapura për negociata.
“Ne kërkojmë sot, me sinqeritet dhe zemër të hapur, që qytetarët të mos i japin një shans të dytë kësaj qeverie; por t’ia japë shansin e parë programit tonë, mënyrë sonë të qeverisjes pa detyrime, pa memorandume, pa Trojkë, pa Gjermani dhe pa politikat e tyre imponuese. Kjo do të thotë t’ia japësh votën SYRIZA-s dhe ndryshimit. Do të thotë rritje pagash, ulje çmimesh, shlyerje e borxheve dhe forcimi i një shteti social për të gjithë qytetarët. Kjo është vota për ne”,-tha Alexis Tsipras, kryetar i SYRIZA
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i vdekur punonjësi i sigurisë së ambasadës së Malit të Zi në Tiranë
- Volkswagen shet të gjitha asetet e veta në Rusi për 125 milionë euro
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare