Shtatëmbëdhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

8 Dhjetor 2020 | 14:16

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 17 pacientë të prekur nga Covid-19. Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se nga 1.541 teste të kryera janë evidentuar 557 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587”, thuhet në njoftim.

 

 

Rastet pozitive:

Komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë .

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bëri me dije një ditë më parë se ka aplikuar në aleancën globale “GAVI-COVAX” për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për 20% të popullsisë. Autoritetet ndërkohë vijojnë të mbajnë masat kufizuese si kundërpërgjigje e mundshme për të ndaluar përhapjen së pandemisë.

Lexoni gjithashtu: 

​Kosova nënshkruan aplikimin zyrtar me “COVAX” për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

Çfarë është skema COVAX dhe si e përfiton Shqipëria vaksinën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026