Eugena Tomini: Virusi vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie, izolimi guri i fundit për t’u lëvizur
Shefja e mbikëqyrjes në ISHP, Eugena Tomini tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se izolimi do të ishte guri i fundit për të lëvizur në kuadër të pandemisë COVID-19 në një kohë që sistemi shëndetësor është ende në kapacitet për të përballuar pacientët e shtruar.
Ajo risolli në vëmendje se në skenarët e ministrisë së shëndetësisë është futja në funksion e spitaleve rajonale për të përballuar çdo skenar të mundshëm.
Sipas znj. Tomini, hapja spitaleve rajonale do të bëhet në mënyrë graduale, ashtu siç ndodhi edhe me spitalet COVID-3 dhe COVID-4, teksa shtoi se ezaurimi i të gjithë shtretërve do të çojë në planin e veprimit për spitalet rajonale.
Shefja e mbikëqyrjes në ISHP shpjegoi se edhe nga studimet e kryera në botë tregojnë se transmetueshmëria e virusit në këtë moment është po aq intensiv sa në fillim.
“Në fazën e hershme të pandemisë elementi i karantinimit përgatiti strukturat shëndetësore dhe strukturat mbështetëse për të ndihmuar në përballimin e pandemisë, por izolimi do të jetë elementi i fundit i menduar, në një kohë që mund të zbatojmë masat e thjeshta për të minimizuar transmetimit e virusit”, tha znj. Tomini.
Teksa ritheksoi se komiteti i ekspertëve e ka përcaktuar këtë javë si vendimtare për të vlerësuar masat që mund të merren në javët në vijim, znj. Tomini këshilloi që festat të kalohen pranë familjes së ngushtë në mënyrë që të shmangen sa më shumë transmetueshmëria e virusit gjatë kësaj periudhe.
“Këtë vit mos të shkojmë ne tek festa, festa të vijë tek ne, të festojmë në familje këtë vit”, sugjeroi znj. Tomini.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës