Kompania ‘Meta’ gjobitet me 1.2 miliard euro për shkeljen e rregullave të BE-së

22 Maj 2023 | 14:41

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave njoftoi të hënën se Meta shkeli Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) kur transferoi në Shtetet e Bashkuara të dhëna personale të përdoruesve evropianë të Facebook, pa i mbrojtur ata mjaftueshëm nga praktikat e mbikëqyrjes së të dhënave të Uashingtonit.

Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka bërë Meta të të dhënave personale të përdoruesve nga BE-ja në SHBA që nga viti 2020.

Ky hetim gjeti se Meta, që ka selinë evropiane në Dublin, ka dështuar “të adresojë rreziqet e të drejtave fundamentale dhe lirive të të dhënave të përdoruesve” që paraprakisht ishin identifikuar se u ishin transferuar të dhënat, sipas vendimit të Gjykatës për Drejtësi të Bashkimit Evropian.

Kjo gjykatë interpreton ligjet e BE-së dhe sigurohet që ato të aplikohen në të njëjtën mënyrë në të gjitha shtetet anëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026