Politikanë malazezë kundër Kosovës, gazetari detaje nga zgjedhjet në Mal të Zi
Politikanët e Malit të Zi po kërkojnë të fitojnë mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit me kërcënime për Kosovën.
Se fundmi ka qenë politikani pro-serb Millan Knezheviç, drejtuesi i listës “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, i cili ka deklaruar se “me nderin më të madh” do ta nënshkruante tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Në lidhje me këtë gazetari Bekim Çoba theksoi se tema e tërheqjes së njohjes së Kosovës ju sjellë vota politikanëve në Mal të Zi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është një financues i subjekteve që përfaqësojnë serbët në Mal të Zi.
“Tërheqja e njohjes së Kosovës pas ngjarjeve që kanë ndodhur në veri, është një temë e cila atyre ju sjellë mjaftë vota. Ato janë munduar që në zgjedhjet presidenciale të kenë një qasje më të butë, në mënyrë që të tërheqin dhe votat e malazezëve. Kur e panë që kjo është e dështuar, atëherë u kthyen në bazën e vet që janë pro-serb. Këto kanë qenë të qëndrueshëm në përkrahjen e këtij subjekti, sidomos kur janë shtruar tema si Kosova, Serbia e Madhe etj. Vuçiç është financues i subjekteve që që përfaqësojnë serbët në Mal të Zi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë