Rifillimi i dialogut me Serbinë, diplomati: S’mund të gjendet një zgjidhje, thjesht po i mbajnë palët në kontakt
Ditën e nesërme në Bruksel do të zhvillohet dialogu teknik në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë çështje të rëndësishme diplomati Sabri Kiçmari u shpreh në Euronews Albania se do të ketë diskutime ekonomike.
“Që nga shtatori kishte një rënie ose bllokim të dialogut. Kam një përshtypje që ndërmjetësuesi Lajcak ka filluar një iniciative të re për të parë mundësitë e vazhdimit të dialogut.
Ai ka komunikuar këto ditë jo vetëm me përfaqësues të qeverisë, por edhe me përfaqësuese të partive opozitare për të rikthyer palët në dialog.
Nga informacionet që unë kam në takim do të trajtohen tema nga fusha e ekonomisë. Nuk do të ketë ndonjë temë të ndjeshme që mund të jetë e papërballueshme për momentin. Kam përshtypjen një ritestim të të dy palëve se ku gjenden dhe një rikthim në tryezë”, u shpreh ai.
Z.Kiçmari theksoi më tej nuk është optimist se mund të gjendet një zgjidhje reale përmes këtyre hapave të ngadaltë teknikë.
“Kam përshtypjen që ndërmjetësuesit ndërkombëtar dialogun teknik po e shfrytëzojnë si një mekanizëm për t’i mbajtur në kontakt palët dhe për t’i testuar ata.
Nuk jam shumë optimist se mund të gjendet një zgjidhje reale përmes këtyre hapave të ngadaltë teknikë. Mendoj se çështja kryesore është njohja e ndërsjellët, pa zgjidhjen e kësaj çështje vështirë është të gjejnë zgjidhje të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë dhe tregtinë”, u shpreh ai.
Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni do të vijojë negociatat e mbetura në gjysmë nga takimi i 29 tetorit.
Bashkë me Hysenin në këtë takim do të jenë dhe ekspert ekonomie.
Takimi është konfirmuar dhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.
Përpos takimeve në nivel ekspertësh, liderët e dy vendeve, Hoti- Vuçiç nuk janë takuar që prej fillimi të shtatorit.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor