Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë, me rotacion
Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, njoftoi se ka arritur marrëveshje me Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike, për të formuar qeverinë e re.
E nominuara e GERB-it për postin e kryeministres, Maryia Gabriel, dhe lideri i partisë Ne Vazhdojmë Ndryshimin, Nikolay Denkov, kanë rënë dakord që të dy të kenë pozitën e kryeministrit, përmes një rotacioni çdo nëntë muaj, njoftoi Gabriel gjatë një konference për media më 22 maj.
GERB fitoi zgjedhjet e 2 prillit, që ishin zgjedhjet e pesta parlamentare të mbajtura në Bullgari në dy vjetët e fundit. Kjo parti siguroi 26.5 për qind të vota, apo 69 ulëse në Parlament. Partia Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike doli e dyta me 24.5 për qind të votave, duke fituar 64 mandate. Që të dy këto parti kanë 133 ulëse në Parlament, duke krijuar një shumicë në Parlamentin prej 240 ulësesh.
Sipas marrëveshjes, koalicioni qeverisës do të ketë agjendë pro-Bashkimit Evropian, anëtarësimin në Zonën Schengen dhe adaptimin e monedhës euro në mesin e prioriteteve kryesore. Po ashtu, prioritet është vendosur edhe luftimi i ndikimit rus në sektorin e sigurisë së Bullgarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit