Hapet pjesërisht dogana e Kapshticës, në tokën helene qytetarët mund të futen vetëm nga Kakavija
Pala greke ka hapur në mënyrë të pjesshme kufirin në doganën e Kapshticës, duke lejuar daljen nga Greqia në drejtim të Republikës së Shqipërisë për shtetasit shqiptarë dhe kamionët e tonazheve të rënda.
Shtetasit shqiptarë që dalin nga toka helene e hyjnë drejt tokës shqiptare lejohen të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, ndërkohë që sipas autoriteteve tona kufitare bëhet me dije se ditët në vazhdim pritet që fluksi të jetë më i madh për shkak të festave.
Momentalisht pika e kalimit kufitar të Kapshticës është duke punuar me dy sportele.
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi sqaroi se nga pika kufitare e Kapshticës nuk lejohet që të futet në tokën helene asnjë shteas shqiptar apo i huaj. Sipas tij qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Kapshtica, mund të futen në tokën helene vetëm nga pika kufitare e Kakavijës.
“Vendimi për mbylljen totale të pikës të kalimit kufitar të kalimit kufitar të Kapshticës ka qenë që prej 20 nëntor.
Sektori që shikoi prapa meje që prej datës 20 nëntor nuk ka funksionuar, është sektori që shtetasit shqiptarë dëshirojnë të hyjnë në tokën helene.
Ndërkohë që prej datës 3 dhjetor është hapur pjesërisht kufiri me Shqipërinë.
Shtetasit shqiptare mund të hyjnë drejt Shqipërisë vetëm në këmbë, si dhe kamionët e tonazhit të rëndë. Vetëm nga Kakavija mund të hyjnë shqiptarë në tokën helene e cila mban kutotën prej 750 persona. Ndërkohë nga Kapshtica nuk lejohet të hyjë në tokën helene as shtetasit shqiptarë edhe as ata të huaj”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.