Masakrohet me thikë në parkim 28-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

23 Maj 2023 | 09:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë në një parkim.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka nga Mitrovica. Autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës, 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin e rëndë.

37-vjeçari qëlloi me thikë ish-bashkëshorten duke bërë që kjo e fundit të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë. Raportohet se 28-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026