“Ik në Malësi”- Sherri banal në Kavajë dhe hakmarrja e Rexhës për të vëllanë

22 Maj 2023 | 09:36

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arjan Grosës në Kavajë një ditë më parë. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Ashtu siç u raportua që në fillim të ngjarjes, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Gosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal mes tyre.

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorit . 48-vjeçari Arjan Gosa u qëllua me një plumb në kokë teksa ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.

Shkak për sherrin me dy viktima në muajin mars është bërë ofendimi që Edmond Gosa i bëri Sali Rexhës për origjinën duke i thënë se nuk meritonte të jetonte në zonë dhe të kthehej në Kukës andej nga kishte ardhur.

Viktima, Arjan Gosa

Ngjarja ndodhi në zonën e kryqëzimit të valutave në Kavajë, ku pas konfliktit Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë duke mbetur të dy të vdekur.

Hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait, bëri që Habib Rexha të ekzekutonte ditën e diel vëllain e Edmond Gosës. Arjan Gosa u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar një kafe me të atin e tij në lokal.

Autori, Habib Rexha

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026