Flet kunati i Rustemit që vdiq në QSUT: Morëm vesh se ishte në koma pas 12 ditësh
Lulzim Mehmetaj, kunati i 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në QSUT ka fajësuar shtetin për vdekjen e të riut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj se për shtrimin në spital të Rustemit kanë marrë vesh 12 ditë pas.
Ai tregoi se biseda e fundit që kanë pasur me Rustemin ka qenë dy ditë pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.
“Djali është arrestuar që me datë 12, ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh e kemi marrë vesh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit. Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet. Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia. Jani nuk ka pas pir heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin.
Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat. Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital”- tha ai.
Më tej ai nënvizoi se Rustemi ishte arrestuar dy herë të tjera më parë, një herë për vjedhje dhe njëherë për thyerjen e televizionit.
“Jani është arrestuar dy herë njëherë se theu televizionin dhe njëherë për vjedhje”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Si PS fitoi Shkodrën? Berisha: Rama e donte me çdo kusht, vendosi paqe mes 5 bandave
- U arrestua për vjedhje, ndërron jetë në QSUT 27-vjeçari Jani Rustemi
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)