Dorëheqje pas 14 majit? Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit

23 Maj 2023 | 13:32

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për mediet para mbledhjes së Kryesisë të thirrur nga Sali Berisha ditën e sotme.

E pyetur se nëse duhet të ketë dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Topalli theksoi se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar kështu Lulzim Bashës.

“E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”- tha ajo.

Në zgjedhjet e 14 majit, PS mori 43 bashki ndërsa koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 7 bashki.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026