Italia cakton ndihmë prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet
Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet e ujrave në rajonin verior Emilia-Romana, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni.
Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.
Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.
Meloni, e cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar për të miratuar paketën e ndihmës.
Ajo tha se ndihma do të jetë për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit.
Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me emergjencat dhe moratoriumet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec