Mori hakun e vëllait, vetëdorëzohet autori i vrasjes në Kavajë
Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau Arjan Gosën dy ditë më parë në Kavajë është vetëdorëzuar në polici.
Policia bëri me dije se krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.
“Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë”, tha policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18.30 të së dielës, në lagjen Nr. 1, në Kavajë.
Arjan Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, në momentin që Rexha ka shkuar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Më pas 31-vjeçari është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.
Edmond Gosa humbi jetën në 29 mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës