Rexha erdhi nga Gjermania të merrte hakun e vëllait, pse qëlloi me dorën e majtë

23 Maj 2023 | 09:39

Detaja të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës pasditen e së dielës në qytetin e Kavajës.

Gosa u qëllua teksa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal. Autori, 31-vjeçari Habib Rexha i cili kishte mbajtur nën vëzhgim Gosën, u afrua në një distancë të afërt dhe e qëlloi me plumb në kokë viktimën.

Autori përdori dorën e majtë për të qëlluar, pasi dorën e djathtë nuk e ka funksionale. Ai ka humbur gishtërinjtë për shkak të një shpërthimi kur ishte i vogël.

Mësohet se 31-vjeçari ishte emigrant në Gjermani dhe u kthye në Kavajë për të marrë hakun e të vëllait, Altin Rexha.

Altin Rexha humbi jetën gjatë një konflikti të dhunshëm me vëllain e viktimës, Edmond Gosa.  Gosa e qëlloi me thikë Rexhën në muajin mars dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke mbetur të dy të vdekur.

Hakmarrja në lidhje me vrasjen e të vëllait bëri që Habib Rexha të kthehej nga emigracioni dhe të kryente krimin ditën e diel.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026