Spahiu: Raporti CIA publikon dosjen e Berishës, lidhjet e tij me Serbinë dhe Moskën
Juristi Kreshnik Spahiu tha se konfirmon 100% vërtetësinë e raportit të CIA-s, sipas të cilit në vitin ’95, presidenti i Shqipërisë, në atë kohë Sali Berisha, ishte kundër pavarësisë së Kosovës.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se këto dokumente janë të vërteta dhe nuk është rastësi që ato po shfaqen pikërisht tani.
Sipas tij SHBA është duke publikuar dosjen e Berishës e cila verifikonë lidhjet e këtij të fundit me Serbinë dhe me Moskën dhe po e bëjnë tani pas zgjedhjeve, pasi ky është një standard që të mos ndërhyjnë në fushatën elektorale.
“Unë jam këtu për të konfirmuar 100% vërtetësinë e dokumenteve të CIA-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë filluar luftën me Sali Berishën. SHBA nuk e ka mbaruar luftën me Berishën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftën e tyre e ashpërsojnë pas zgjedhjeve. Këtë gjë bënë edhe në vitin 2021 kur e shpallën ‘non grata’ 2 javë pas zgjedhjeve.
Këtë gjë po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe këtë herë. Ato kanë një standard, nuk ndërhyjnë në fushatë elektorale dhe nuk ndërmarrin vendime të njëanshme politike para procesit zgjedhor për të respektuar votuesit dhe zgjedhësit. Sot SHBA kanë filluar procedurën e dytë të planit ‘B’ me Sali Berishën për të publikuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë dhe me Moskën”,-tha për Euronews Albania juristi Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West