Çekia nënshkruan marrëveshjen, i jep fund varësisë nga nafta ruse
Kompania shtetërore çeke e energjisë, Mero, këtë të martë, më 23 maj se ka nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë së shtetit nga nafta ruse, mbi një vit pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Mero do të financojë me 73 milionë dollarë zgjerimin e naftësjellësit Transalpin që furnizon me naftë Evropën qendrore përmes portit italian në Triestë.
Kapaciteti i Republikës Çeke në TAL, me këtë marrëveshje, do të dyfishohet dhe do të arrijë deri në 8 milionë tonë naftë në vit, duke nisur nga viti 2025.
“Kjo marrëveshje është e ardhmja jonë, do të na ndajë nga Rusia pas 60 vjetëve të gjata, dhe do të na ndihmojë të arrijmë pavarësinë, lirinë dhe sovranitetin në furnizimet me energji”, tha shefi ekzekutiv i Mero-s, Jaroslav Pantucek.
Çekia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, me një popullsi prej 10.5 milionë banorësh, më herët gjatë këtij viti ka ndërprerë furnizimet me gaz rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës