Policët pa trajnim dhe psikolog, ekspertët: Fryma me të cilën drejtohen uniformat blu është e gabuar
Mungesa e trajnimit të duhur të efektivëve të policisë, i çon këta të fundit drejt tejkalimit të kompetencave. Është ky konstatimi që bën ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku një efektiv i repartit shqiponja qëlloi me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Unë mendoj që mungon trajnimi i policisë, që janë të detyrua të trajtohen. Po ta shohim legjislacionin në tërësi mund të jetë një ndër të vetmet ligje ku shprehet trajnimi i forcave të policisë dhe kjo nuk mund të anashkalohet”, tha Hajdarmataj.
Sipas tij efektivët e repartit shqiponja nuk janë për të patrulluar pasi kjo detyrë i takon policëve të rendit. Megjithatë për Hajdarmatajn sjellja e punonjësve të policisë vjen dhe si rezultat i frymës që është futur në radhët e uniformave blu nga drejtuesit.
“Kjo nuk është për të dalë patrullë, kjo është tjetër. Duhet ta informojmë qytetarin që kjo strukturë të rrijë e gatshme. Ka një frymë militare, dhe fatkeqësisht këtë frymë militare e ka futur Lleshaj dhe Veliu”, shtoi ai.
Nga ana tjetër për kreun e sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta sjella përtej kompetencave nga ana e efektivit të repartit shqiponja vjen si pasojë e mungesës së psikologëve në radhët e uniformave blu. Ai shton se ashtu si njësitë special edhe skuadra shqiponja apo policia e rendit duhet të trajtohet nga ky shërbim kjo edhe për shkak të ngarkesës me të cilën ata përballen në përditshmëri.
“Besoj që një pjesë e mirë të këtyre të FNSH duhet të kenë psikolog. Punonjësit e policisë sot, por edhe “Shqiponjat” kanë një mbingarkesë, qoftë ushqimi dhe qoftë mbingarkesa janë elementë që rendojnë në gjendjen fizike dhe atë psikologjike”, theksoi ai.
Ngjarja e rëndë që tronditi një ditë më parë kryeqytetin mbetet e shoqëruar me shumë pikëpyetje. Ndërkohë që për ngjarjen SHÇBA ka arrestuar efektivin e repartit shqiponja që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin duke e akuzuar për veprën penale të “ Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” për të cilën parashikohet deri në 7 vite burg.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë