Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, KED mblidhet të premten
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi pasditen e së mërkurës se do të mblidhet të premten për të shqyrtuar përfundimisht gjetjet e procedurës së verifikimit të kandidatëve për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas njoftimit të KED-së, do të merret vendim nëse do të lejohet apo ndalohet vijimi i kandidimit të Klajdi Mones dhe Përparim Kalos.
Në mbledhjen e parashikuar për t’u mbajtur rreth orës 13:00 parashikohet gjithashtu nisja e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, të ri-shpallur nga Kuvendi në shtator 2020 dhe intervistomi i kandidatit Altin Binaj.
Në fund të mbledhjes pritet miratimi i listës përfundimtare të renditjes dhe raportimi.
KED, anëtarët e së cilës ndryshohen çdo vit, ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht Këshilli liston sipas vlerësimit kandidatët, të cilët më pas ua kalon për përzgjedhje Kuvendit dhe Presidentit, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin një nga të listuarit, në të kundërtën emërohet i pari në listë.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë anëtare vetëm katër zonjat, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që pesë vendet e tjera mbeten vakante.
Në vakancën e radhës, KED ka kualifikuar deri më sot tre kandidatë që plotësonin kriteret, Sonila Bejtjën, Aleksandër Tomën dhe Altin Binajn, ndërkohë që të hënën Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë Zhaklina Peton.
Këshill i këtij viti pa pasur vështirësi të larta, kryesisht për shkak të pandemisë dhe përplasjeve politike që nxiti drejtimi prej Ardian Dvoranit mes Kuvendit dhe Presidentit lidhur me postin që u diskutua mes Marsida Xhaferllarit dhe Arta Vorpsit, kjo e fundit u pretendua se u emërua automatikisht pas mos-shprehjes në kohë nga Presidenti për të drejtën që ai kishte për emërimin e një prej tre kandidaturave të çuara nga KED-ja.
Javën e shkuar, Presidenca hodhi shortin për anëtarët e KED-së për vitin 2021.
Në rast se KED-ja e këtij viti nuk do ta përmbyllë në kohë procesin e vlerësimit dhe dërgimit të listës së kandidatëve Kuvendit dhe Parlamentit, atëherë ky proces do t’i kalojë Këshillit të vitit të ardhshëm.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.