Korreshi: Berisha, Basha e Alibeaj mos të kandidojnë më, koha për bashkim

24 Maj 2023 | 13:11

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi është shprehur se Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha nuk duhet të kanidojnë më për kryetar partie.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se PD duhet të bashkohet pasi demokratët janë lodhur nga kjo situatë.

Mes të tjerash ai theksoi se Gazment Bardhi i cili ka marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së duhet të zhvillojë një takim me Sali Berisha.

“Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë. Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan  zgjidhje”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026