BE, kritika ndaj vizitës së Millorad Dodik në Moskë
Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Dodik u takua më 23 maj me Putinin në Moskë dhe i tha se entiteti i Republikës Sërpska vazhdon të jetë pro-ruse.
BE-ja tha se mbajtja e lidhjeve me Rusinë sot shihet si veprim që është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe me aspiratat strategjike për integrim në bllokun evropian.
“BE-ja ka rikujtuar në disa raste, dhe së fundmi edhe nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm, që u mbajt të hënën me ministrat e Ballkanit Perëndimor, se mbajtja e lidhjeve të afërta me Rusinë është në kundërshtim me rrugën drejt BE-së”, tha për REL zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Stano shtoi se blloku evropian dëshiron të “llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnere të besueshme për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin”.
Në dhjetorin e vitit 2022, Bosnja ka marrë statusin e vendit kandidat. Ky shtet ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, por zbatimi i tyre është bllokuar nga entiteti serb, Republika Sërpska.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore