Enkelejd Alibeaj: Dorëheqja ime nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i ftuar në Euronews Albania tha se shifrat pas zgjedhjeve nuk ishin arsyeja se përse ai dha dorëheqjen.

Sipas Alibeaj, nuk mund të thuhet se Partia Demokratike ka humbur, pasi sipas tij, këto zgjedhje treguan qartë që ka mbështetës nga votuesit, pasi ata votuan pavarësisht se dihej që Partia Demokratike nuk do mund të fitonte.

Alibeaj shtoi se tashmë Partia Demokratike, është e pozicionuar qartësisht në filozofinë e saj dhe shtoi se pavarësisht dorëheqjes nga posti drejtues i PD, vazhdon të jetë nënkryetari i saj.

- Advertisement -

“Largimi nga pozicioni drejtues nuk është i lidhur me shifrat pas zgjedhjeve. Kjo nuk ishte disfatë, Partia Demokratike ka ardhur e ridimensionuar para këtyre zgjedhjeve për gjithçka që ka ndodhur në 1 vit e gjysmë nga një agresion i brendshëm, synimi i të cilës ishte për ta ekzekutuar Partinë demokratike, por në optikën time jo vetëm që nuk është ekzekutuar, por ka mbijetuar.

Ka mbijetuar jo vetëm në çështje shifrash, se votuesit ishin të bindur që nuk po e çonin votën te fituesi, siç do ishte qëndrimi pragmatist, por besuan te kjo bindje, kjo është një mbështetje e Partisë Demokratike të së ardhmes.

Sot mund ta them dhe të gjithë do kenë mundësinë ta kuptojnë, Partia Demokratike është e pozicionuar qartësisht në filozofinë e saj demokratike. Në këto terma kjo kurrsesi nuk mund të shihet si dështim”,-tha Enkelejd Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kryeministri i Izraelit: Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat tona

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar. Sipas mediave...

I hodhi ushqimin në fytyrë punonjësit në fast food, gruaja merr dënimin e pazakontë

Një gruaje nga Ohio, e cila u dënua për sulm për gjuajtjen e një  burritoje mbi një punëtore të Chipotle, iu ofrua një mënyrë...

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi në SHBA

Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit. McCarthy, 58-vjeçar,...

TË FUNDIT

Transumanca në Shqipëri futet në UNESCO/ Margariti: Ftesë për një turizëm ndryshe

Elva Margariti ishte pasditen e kësaj të mërkure e ftuar në Euroenws Albania për të folur rreth pranimit të Transumancës në UNESCO. Tashmë shtegtimi...

“Nxirja” e arsimit nga “Pisa 2022”, Gjini: Do të ndërtojmë një plan-veprimi

Drejtoresha e Politikave Arsimore, Zamira Gjini, është shprehur se ministria është gati për të ndërtuar një plan-veprimi, pas rezultateve të dobta të arsimit shqiptar...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×