Tabaku njofton aksionin opozitar: Do të nisim një tur dëgjesash në të gjithë vendin

24 Maj 2023 | 15:08

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njoftoi nisjen e një turi dëgjesash në të gjithë Shqipërinë, ku Partia Demokratike do të takohet me qytetarët për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë një komunikate për media në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Tabaku tha se opozita ka pësuar në 14 maj një nga humbjet më të thella gjatë tranzicionit dhe ndaj nevojitet një reflektim. Ajo shtoi se duhet të gjenden faktorët që çuan në një rezultat të tillë dhe prej aty të fillojë ringritja.

“Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet në grupin parlamentar lidheshin dhe me situatën që ndodhet PD dhe vendimet që ne duhet të marrim. Opozita ka përjetuar në 14 maj një humbje që në konsideratën tonë është më e thellë e 30 viteve të fundit .

Për të marrë vednimet dhe për të ecur përpara duhet të veprohet, duhet kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Së pari të kuptohet si ka mundësi që arritëm në një rezultat të tillë.

Kemi nevojë të nisim një tur dëgjese me të gjithë demokratët, por dhe shqiptarët, për të kuptuar se si mujnd të ringrihemi”, tha Tabaku.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026