Humbi jetën në moshën 83-vjeçare, zyrtarë të lartë reagime për vdekjen e Tina Turner
‘Mbretëresha e Rock and Roll’, ‘mishërim i pasionit dhe fuqisë’, ‘Një legjendë’ kështu reaguan artistët botërorë dhe fansat pas lajmit se artistja Tina Turner u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare.
Presidenti Joe Biden, familja Obama po ashtu vlerësuan figurën e këngëtares e cila u shua një natë më parë në shtëpinë e saj në Zvicër.
E lindur në Tenesi dhe e rritur në kishë, Tina Turner u bë e famshme në vitet 1960 përmes zërit të saj dhe muzikës rock and roll.
Tina Turner është një nga këngëtaret më të dashura të rock-ut, e njohur për karizmën e saj në skenë. Kengët e saj janë kthyer gjithmonë në hite duke shitur më shumë se 180 milionë albume në mbarë botën. Ajo ka fituar tetë çmime Grammy dhe do të mbahet mend jo vetëm për zërin unik por edhe fuqinë që tregonte në skenë, përshkruar shumë herë si ‘Uragani Tina’.
Fansa të shumtë kanë nisur të dërgojnë lule e të kryejnë homazhe pranë shtëpisë së saj në Zvicër për të treguar respekt për një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave.
LEXONI GHITHAHSTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West