Rivlerësimi i pronave, shtyhet për herë të dytë procesi, afat deri në shtator 2021

10 Dhjetor 2020 | 11:04

Këshilli i Ministrave ka shtyrë për herë të dytë afatin për procesin e rivlerësimit të banesave.

Vendimi parashikon zgjatjen e afatit nga 31 dhjetor 2020 në 30 shtator 2021. 

Procesi i rivlerësimit të banesave me 3% ishte parashikuar të përfundonte me 30 shtator të këtij viti, por në korrik qeveria e zgjati më disa muaj afatin duke e vendosur deri më 31 dhjetor.

Arsyeja e këtyre shtyrjeve është situata e krijuar nga pandemia, që ka sjellë ndër të tjera edhe një rënie të aplikimeve .

Ministria e Financave parashikon që efekti monetar i këtij procesi te kushtoje rreth 4 miliardë lekë, ndërsa pritet që të rivlerësohen afro 50 mijë banesa.

Aplikimi nga qytetarët mund të bëhet edhe online përmes portalit e-albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026