Turistë ka, por s’ka punëtorë/ Bizneset në Gjirokastër në kërkim të stafit

25 Maj 2023 | 16:11

Gjirokastra vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistët. Numri i tyre për këtë vit kapi shifrën e 30 mijë vizitorëve.

Por operatorët turistikë, të cilët kërkojnë të ofrojnë një shërbim gjithë e më të mirë, mbetet problem sigurimi i fuqisë punëtore, edhe pse pagat janë rritur në krahasim me vitet e kaluara.

“Fluksi i turistëve nga të gjitha anët e botës në Gjirokastër sa vete dhe shtohet  dhe nevoja për fuqi punëtore sidomos për kamerierë. Gjithashtu, edhe për kuzhinier është shumë e nevojshme sepse ka mungesa tek të rinjtë të cilët janë larguar në emigracion. Është problem sepse nuk ka edhe njerëz të aftë për të shërbyer në sektorin e turizmit në  Gjirokastër”, thotë Dëfrim Gjoçaj, kuzhinier i kulinarisë tradicionale.

“Me rritjen e fluksit turistik tani në qytet ne e shikojmë të domosdoshme dhe është e theksuar mungesa e të rinjve për t’u punësuar, për t’i futur në punë, qoftë në lokale, qoftë në hoteleri por edhe në pjesën e artizanatit, që për Gjirokastrën është shumë e rëndësishme”, shprehet Viktor Nurçe, drugdhendës.

Ndërsa pranojnë problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër apelojnë që të rinjtë të punësohen në këto lloj biznesesh si dhe të bëhen pjesë e trajnimeve profesionale për bizneset turistike.

“Mundësitë janë të arta për punësimet në sektorin e turizmit. Ka mungesë në çdo lloj pozicioni. Ata që punojnë sot janë të mirëpaguar dhe ata që do të duan t’i bashkohen kësaj gjëje do të paguhen shumë mirë.  Jemi të hapur me shumë organizma për trajnime, për pozicionet e punës që ata do të marrin dhe në bashkëpunim edhe me Universitetin e Gjirokastrës, në bashkëpunim edhe me organizata të tjera jo qeveritare  për trajnimin e këtyre  njerëzve”, thotë Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Në Gjirokastër numërohen rreth 250 biznese në sektorin e turizmit si bujtina, hotele, lokale shërbimi, restorante etj. Gjatë sezonit turistik ato kthehen në një mundësi të mirë për çeljen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e të ardhurave ekonomike për banorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026