“Stolitë tona” në Gjirokastër, aktivitete në Parkun Arkeologjik të Antigonesë
“Stolitë tona” ishte aktiviteti i organizuar në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, i cili gjallëroi zonën dhe shërbeu si çelje e sezonit turistik.
Siti i Antigonesë antike përbën një vlera të veçantë historike dhe arkeologjike ndërsa vitet e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për turizmin.
Aktivitetet ishin të shumta, duke promovuar vlerat e folkut, trashëgimisë kulturore si dhe çelja e një ekspozite fotografike.
“Siç dihet, Lugina e Drinos mbart shumë pasuri mbi vete por pasuria më e madhe është ajo e monumentit njeri. Në këtë zonë jetojnë shumë komunitete së bashku ne marrim dhe japim por ruajmë gjithsesi identitetin tonë. Pra në mënyrën më arkaike ne sot kemi shpalosur vlerat më të trashëguara ndër shekuj. Kështu që mozaiku i vlerave të Gjirokastrës, të Labërisë, të Lunxhërisë, të Libohovës, të Dropullit së bashku bëjnë shtatoren e mrekullive shqiptare e sidomos të luginës së Drinos ku ne jetojmë”, thotw Shkëlqim Guçe, drejtor i Parkut Arkeologjik Antigone.
Qyteti arkeologjik i Antigonesë ngrihet mbi kodrën e Jermës, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Drino, në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë të rrethit të Gjirokastrës.
Antigoneja u formua si një qendër e madhe dhe e rëndësishme ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike që në fillim të shek. III p.e.s. Ajo ka qenë një ndër qytetet më të mëdha të asaj kohe.
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge