Akordi BE-Google, marrëveshje për rregullat e Inteligjencës Artificiale
Kompania “Alphabet” që ka në pronësi “Google” dhe Komisioni Evropian synojnë të arrijnë një pakt mbi inteligjencën artificiale që të përfshijë kompani evropiane dhe të huaja përpara se të caktohen rregullat për qeverisjen e teknologjisë.
Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton u takua në Bruksel me Sundar Pichai, shef ekzekutiv i Google dhe i kompanisë mëmë “Alphabet”.
Breton bëri të ditur se bashkë me mysafirin e tij kishin rënë dakord se nuk mund të presin derisa rregullat mbi Inteligjencën Artificiale të bëhen të aplikueshme.
“Ne duhet të menaxhojmë situatën urgjente, por nuk duhet të ngadalësojmë inovacionin. Ndaj, na duhet të gjejmë mjetet e duhura dhe të jemi të palëkundur për disa elementë të caktuar që do të mbikëqyren; si dhe t’i paraprijmë deri në njëfarë mase efekteve të Aktit të Inteligjencës Artificiale”, thotë Thierry Breton, komisioner i BE për Industrinë,
Pakti, detajet e të cilit janë ende të paqarta, do të përfshijë të gjitha kompanitë e mëdha që punojnë në fushën e teknologjisë artificiale brenda dhe jashtë Evropës.
Edhe pse inteligjenca artificiale ka qenë prej kohësh në radarin e Brukselit, shpërthimi në treg i “Chat GPT” ka hapur debate dhe vendosur modelet themelore nën mikroskopin e BE-së.
Modelet themelore janë ato të pajisura me një sasi të madhe të dhënash si tekste, foto, muzikë, fjalime dhe kode, me qëllim përmbushjen e një pakete detyrash në vend që të kenë një qëllim të caktuar por të pamodifikueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- CEO i Google: Shqetësimi për inteligjencën artificiale më mban zgjuar natën
- Google vendos të pushojë rreth 12,000 punëtorë
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil