Diskutimet në Bruksel, Hoti: Vazhdimi i dialogut me Serbinë është në interes të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se koalicioni qeverisës ndodhet në një situatë specifike, ku duhet të vendoset për presidentin apo zgjedhjet e reja.
Sipas tij, në ditët në vijim do të punohet për të gjetur zgjidhjen më të mirë për vendin.
Sa i përket diskutimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Hoti deklaroi se vazhdimi i dialogut me Serbinë është në interes të Kosovës.
“Unë vlerësoj dhe jam i bindur që vazhdimi i procesit të dialogut është në interesin më të mirë të shtetit të Kosovës. Ne në këtë proces nuk shkojmë për interesa të askujt, por shkojmë për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës. Në bazë të një dakordimi që kemi me partnerët tanë me BE-në që të punohet në draftimin e marrëveshjes finale për njohjen reciproke”, ka deklaruar ai.
Më tej ai u pyet nëse procesi i dialogut mund të bëhet “mollë sherri” dhe acarim të mëtejmë të raporteve me partnerët e koalicionit.
Hoti u përgjigj se dialogu nuk mund të bëhet asnjëherë ‘mollë sherri’, pasi në Kosovë ka një program qeverisës.
“Nuk besoj që duhet të jetë problematike kjo çështje, sepse po zhvillohet mbi parimet të qarta. Nuk mund të bëhet mollë sherri asnjëherë, sepse ne kemi një program qeverisës, dhe unë po vazhdojmë të punojmë në bazë të atij programi. Tash jemi në një situatë specifike, ku duhet të japim drejtim çështjeve të zgjedhjes së presidentit, apo shkuarjes në zgjedhje. Unë besoj që në ditët e ardhshme do të arrijmë të koordinojmë këto aktivitete i gjithë spektri politik për të gjetur zgjidhje më të mirë për vendin”, tha Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Ngërçi politik në Kosovë, ‘presidenti’ po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania