Vrasja e të riut Klodian Rasha shkakton protesta në Korçë, plagoset shefi i rendit dhe tre policë

10 Dhjetor 2020 | 15:25

Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha ka shkaktuar zemërim dhe këtë e dëshmojnë protestat e organizuara në disa qytete të vendit. Në qytetin e Korçës aktualisht raportohet për një tension mes qytetarëve dhe forcave të Policisë.

Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ka sjellë disa pamje, të cilat dëshmojnë se qytetaret kanë goditur me sende të forta drejt bashkisë Korçë.

Efektivët e Policisë në përpjekje për të zmbrapsur protestuesit ka përdorur forcën, ndërkohë shihen forca të shumta, të cilat vrapojnë nëpër rrugica për të shpërndarë qytetarët.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në pjesën e pasme të kokës shefi i rendit, Marigel Jacellari si dhe tre efektivë të tjerë të policisë.

“Ka pasur një ndjekje nga policia, disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe disa prej tyre janë në dhomat e paraburgimit. Momentalisht situata është më e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë. Ka një numër të madh policësh që qarkullojnë nëpër rrugë”, tha gazetari Shkëmbi.

Gazetari raporton gjithashtu se krahas gurëve, protestuesit, kryesisht një grup të rinjsh kanë hedhur sende të forta, flakadanë dhe hekura në drejtim të godinës së bashkisë Korçë, por fatmirësisht nuk raportohet për punonjës të plagosur.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026