Zbulohen plantacionet e kanabisit në Gjermani, “kokat” e grupit kriminal shqiptar

26 Maj 2023 | 15:54

Policia gjermane ka zbuluar një objekt ku kultivoheshin bimë narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1800 rrënjë kanabis, ndërsa dy persona, pjesë e një bande shqiptare janë arrestuar.

Droga ishte mbjellë në një magazinë në Geislingen dhe u identifikua këtë të mërkurë. Bëhet me dije se dhomat ishin të pajisura me sistem ajrimi dhe ndriçimi.

Të dyshuarit thuhet se kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme energjinë e nevojshme nga rrjeti elektrik i sallave industriale ngjitur. Ata kanë jetuar në dhoma të përshtatura brenda magazinës dhe nuk kanë dalë fare, duke u kujdesur kështu për rritjen e shëndetshme të bimëve.

Vijojnë hetimet për të zbuluar lidhjet e dy të arrestuarve me bandën shqiptare dhe kontaktet e tyre që merreshin me shpërndarjen e drogës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)

Pesë persona u plagosën në një seri sulmesh të dhunshme në Edinburg, ndërsa shërbimi kundër terrorizmit i Skocisë po heton rastin. Një skocez 36-vjeçar është arrestuar...
23:45 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Pacientët me sëmundje të rralla në Europë, pa mbështetje psikologjike

Shtatë në dhjetë persona që jetojnë me një sëmundje të rrallë në Europë dhe kujdestarët e tyre përballen me probleme të shëndetit mendor, ndërsa shumica...
21:40 | 20/06/2026