Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit
Policia ka goditur dy raste të tentativës për të futur kontrabandë cigare në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, ku një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe përgjegjësi i hotelerisë së një trageti është proceduar penalisht.
Në total janë sekuestruar 798 steka cigare pa pullë fiskale, një armë zjarri automatike AK-47, një automjet dhe dy celularë.
Në njoftimin e saj policia tregon detajet teksa thotë se gjatë kontrollit në vijën e dytë të portit u ndalua automjeti i shtetasit E. B., 34 vjeç, ku u gjetën 548 steka cigare të padeklaruara dhe pa dokumentacion shoqërues ndërsa në vijim të hetimeve, në banesën e tij u sekuestrua edhe një armë zjarri automatike AK-47.
Policia njofton po ashtu se në ambientet e hotelerisë së një trageti u konstatuan të fshehura edhe 250 steka cigare të tjera.
Në përfundim të veprimeve, E. B. u arrestua në flagrancë për kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa E. S., 34 vjeç, përgjegjës i hotelerisë së tragetit, u procedua penalisht për kontrabandë me mallra akcizë.
Njoftimi i policisë
“Bazuar në informacionet e siguruara se në një automjet mund të kishte qindra steka cigare me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, shërbimet e Policisë kaluan për kontroll në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 548 steka me paketa cigare pa pullë fiskale, të padeklaruara pranë autoriteteve doganore dhe policore, si dhe pa dokumentacion shoqërues. Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e DVP Durrës u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E. B., ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike AK-47. Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, kontrolli vijoi edhe në brendësi të tragetit, ku në ambientet e hotelerisë së një trageti u gjetën të fshehura 250 steka me paketa cigare, me qëllim futjen kontrabandë në Shqipëri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.
Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
- 11:32 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 11:14 Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
- 10:53 Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu
- 10:16 Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 10:13 Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
- 10:08 Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë