Plumba gome dhe gaz lotsjellës, përfundon me 7 persona të lënduar protesta për vrasjen e Klodian Rashës
Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë ka përshkallëzuar në akte dhune dhe përplasje me policinë. Prej orës 18:00 e deri rreth orës 21:00 grupe të ndryshme me protestues u përplasën me policinë në shenjë revolte për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesnatën e së martës.
Gazetarët e Euronews Albania Renaldo Salianji dhe Merin Maçi raportuan se pavarësisht dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj protesta vijoi me përballjen mes demostruesve dhe policisë, duke përshkallëzuar në goditjen me gurë ndaj disa institucioneve, thyerjen e stolave, djegien e kazanëve të mbeturinave, semaforëve, sinjalistikës rrugore dhe shtyllave të ndriçimit.
Nga ana tjetër autoritetet u përgjigjën duke përdorur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me autobotet me ujë, gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome. Nga raportimet drejtpërdrejt të Euronews Albania janë parë të kryhen dhjetëra ndalime.
Pak pas mbylljes së protestës, Ministria e Shëndetësisë informoi se, kanë marrë mjekim në Spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet. Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.
Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.
Përballë organizimit dhe qasjes me pajisje më të rënda krahasuar me një mbrëmje më parë, protestuesit u shpërndanë herë pas here duke u ri-grumbulluar në vende të ndryshme, nga Ministria e Brendshme ku kishte zanafillën protesta e sotme në rrugë dhe institucione të tjera pranë qendrës, si Kryeministria, Ministria e Financave, Bashkia Tiranë, Kuvendi, apo dhe Muzeu Kombëtar.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet