Zidane refuzon ofertë faraonike të Al Nassr: Do qëndroj në Evropë
Prej dy vitesh vijon të jetë pa skuadër, por kjo nuk e nxiton legjendën e futbollit francez Zinedine Zidane të gjejë destinacionin e radhës.
I kërkuar nga shumë ekipe në Evropë dhe jo vetëm, 50-vjeçari ka refuzuar një ofertë të majme nga Al Nassr.
Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, klubi arab i ka ofruar francezit 75 milionë euro në sezon me një kontratë 2-vjeçare.
Përgjigjja ka qenë një jo e prerë nga tekniku që fitoi 3 herë Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Arsyeja e përmendur prej tij ka qenë se dëshiron të drejtojë një skuadër evropiane, pavarësisht pagës së çmendur të ofruar në tokën arabe.
Duket se kalimi i Zizou tek Al Nassr ka qenë një dëshirë e Ronaldos, e cila u plotësua menjëherë nga drejtuesit e klubit, por bashkimi i dyshes që fituan së bashku disa trofe nuk do të jetë i mundur. Kujtojmë se Zinedine Zidane në karrierën e si trajner ka drejtuar vetëm skuadrën e Realit të Madridit aty ku fitoi dy kampionate, dy superkupa dhe 3 trofe të Ligës së Kampionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)