Zinedine Zidane drejt skuadrës angleze, ofrohet shumë marramendëse për francezin
Skuadra e Chelseas këtë sezon ka treguar se paratë nuk janë një problem, mjafton që të përmbushen objektivat e vendosur nga pronarët amerikanë. Plot 360 milionë euro të shpenzuara në merkaton e janarit dhe 240 në atë të verës së shkuar, i bëjnë londinezët klubin që ka transferuar më tepër lojtarë.
Një tjetër nënshkrim ishte dhe ai i trajnerit Graham Potter, i cili nuk po kalon një formë të mirë në krye të skuadrës, duke konfirmuar krizën e rezultateve.
Në këtë pikë, investitori Todd Boehly po mendon për afrimin e teknikut francez Zinedine Zidane. Mediat britanike pohojnë se tashmë kanë nisur bisedimet mes palëve, ndërsa shumë pritet ta bind ëish-mesfushorin e njohur.
18 milionë euro në sezon do të fitojë Zidane nëse pranon të bëhet pjesë e bluve të Londrës, si dhe do të ketë dorë të lirë në këtë merkato verore. Kjo është mënyra e përzgjedhur nga klubi për të joshur 50-vjeçarin, i cili aktualisht është pa ekip.
Kujtojmë se Zidane me Realin e Madridit fitoi 9 trofe, mes tyre 3 herë Uefa Champions Leaguen. Emri i tij është përfolur në disa klube, por deri më tani asgjë zyrtare, teksa shifra e ofruar nga Chelsea pritet ta bindë francezin.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima