”21 Janari”, Berisha rrëfen për Euronews Albania emrin e zyrtarit të huaj që ndërmjetësoi mes tij dhe Ramës
Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi pozicionin e ish-qeverisë së tij për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues duke rrëfyer për herë të parë emrin e diplomatit amerikan që ndërmjetësoi mes tij dhe kryetarit të opozitës së asaj kohe Edi Rama për qetësimin e situatës.
Berisha tha se Thomas Countryman ishte personi që ndërmjetësonte mes tij dhe Ramës pas ngjarjes së 21-janarit. Ai e përmendi emrin e diplomatit amerikan pasi kujtoi se të nesërmen e 22 janarit, opozita e asaj kohe “jo më kot zhvilloi protestë të qetë” pasi sipas Berishës kishte dështuar “misionin për puç shteti” dhe kishte marrë kërcënim se do të shtypej sërish nëse do të përsëriste të njëjtën përpjekje.
“I thashë atij zyrtari shumë të lartë që ndërmjetësonte që t’i thoshte se nëse një gjethe lëvizte nesër në territorin e Kryeministrisë ai do ta kishte në lule të ballit nga pesë snajperë. E keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thoshte se u kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin?! I thashë unë, jo shërbimet e huaja, unë u thashë ndërmjetësve që t’i thonë… dhe pse s’preku ai asnjë gjethe të nesërmen” – tha ish-kryeministri duke përmendur si emër ndërmjetësi diplomatin Countryman, i cili pak muaj më pas do të merrte detyrën e ndihmës-sekretarit të Shtetit për Sigurinë.
“Kjo funksionoi, doli të nesërmen si çeçoja, i zbutur siç ishte dhe në fund bëri një intervistë e shoqja [e Ramës] dhe tha se i kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin, jo, unë çova fjalë, i thashë, por të tjerët i pruri mish-për-top, vetë i mbushi [mbathjet] e veta dhe u tërhoq,” – u shpreh Berisha.
Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, Berisha këmbënguli se ngjarja nuk ka aspak vend për krahasime me vrasjen e 8 dhjetorit 2020 të 25-vjeçarit Klodian Rrasha, kjo pasi më 21 janar policia nuk kreu asnjë sulm me armë, por këtë e bëri Garda e Republikës, që sipas Berishës asokohe “ishte pjesë e ushtrisë” dhe “kreu detyrën duke mbrojtur institucionet kushtetuese”.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës