20 milionë lekë gjobë katër protestuesve për vrasjen e 25-vjeçarit

10 Dhjetor 2020 | 20:42

Policia në Korçë ka gjobitur katër të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike për organizimin e protestës së sotme para Bashkisë Korçë.

Katër të rinj janë konsideruar si organizatorë të protestës dhe për këtë arsye janë gjobitur me nga 5 milionë lekë gjobë secili.

Për këtë masë administrative të ashpër policia i referohet Aktit Normativ për pandeminë.

Akti Normativ i dalë më 15 mars të këtij viti në pikën dy të nenit 3 parashikon: “Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit”.

Gjatë protestës në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pati tension mes qytetarëve dhe forcave të Policisë ndërsa u sulmua me sende të forta godina e Bashkisë Korçë.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, mbetën të plagosur shefi i rendit, Marigel Jacellari si dhe tre efektivë të tjerë të policisë.

Efektivët e Policisë në përpjekje për të zmbrapsur protestuesit përdorën forcën në rrugët e qytetit.

Kjo është hera e dytë në një javë, që autoritetet gjobisin me nga 5 milionë lekë persona që organizojnë protesta.

Një javë më parë policia gjobiti dy organizatorët e protestave të fshatit Fushë-Çidhën të Dibrës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026