Propaganda po vret, lufta e vërtetë është e fshehtë
Ka më shumë se 450 ditë që në Ukrainë dëgjohen sirena alarmi dhe bombardime që vrasin njerëz e shkatërrojnë vendin. E ndërsa luftimet atje vazhdojnë, shumë shtete të globit janë përballur në këtë periudhë me rritje të pakontrolluar të çmimeve dhe një krizë energjetike.
“Faktori kryesor në Europë, SHBA dhe në kontekstin global kishin filluar të shfaqeshin me kohë. Lufta krijoi befas paqëndrueshmëri globale, pasi çështja e inflacionit kishte krijuar paqëndrueshmëri pas vitit të parë të daljes pas pandemisë”, tha për emisionin “Money”, Elvin Meka, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UET.
Perëndimi dëshiron ta shohë Rusinë të mposhtur e të turpëruar në të gjitha dimensionet e saj. Rrugët me emrin “Ukraina e Lirë” në qytetet e mëdha të perëndimit, ushtarë rusë të dehur e me armë të ndryshkura, zjarre dhe sabotime brenda Rusisë, presidenti i braktisur, i izoluar dhe i sëmurë; janë disa prej titujve të zakonshëm, të shoqëruar me video, përgjatë vitit të fundit kalendarik.
“Kam përshtypjen që mendje më të ndriçuara dhe më realiste janë duke vënë në lëvizje dhe vetë Rusinë, sepse nuk ka mundësi që një njeri të shkatërrojë për ëndrrat e tij perandorake një komb të tërë, një komb me shumë vlera në të gjitha fushat, përveç politikës, e cila ka ngelur peng që nga revolucioni komunist i vitit 1917”, shprehet Arian Starova, president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
Lufta në Ukrainë e koduar në Rusi me emrin “Operacion Special”, nuk shkoi sipas skenarit që Vladimir Putin dhe elita ushtarake ruse pretendonin se do të ndodhte. Kievi nuk ra për tre ditë, nuk ra për 6 muaj e as për 1 vit. As elita drejtuese e Kremlinit nuk është thyer në këtë periudhë. Bisedimet për paqe, po ashtu duken jo vetëm të largëta, por edhe sureale sot për sot. Askush nuk lëviz nga pozicioni në llogore, dhe lufta vazhdon, madje me intensitet më të lartë se në fillimet e veta. Të paktën, nga raportimet e të dy palëve dhe nga imazhet që shfaqen në betejë, ka shkatërrime të qyteteve dhe humbje masive jetësh e mjetesh ushtarake nga përdorimi i artilerisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta