Profil i Sandër Lleshajt, si u bë ushtaraku nga gjeneral në ministër të Brendshëm
Sandër Lleshaj qëndroi rreth 2 vite në detyrën e ministrit të Brendshëm. Por, cili është formimi dhe karriera e ushtarakut që nga gjeneral u angazhua si këshilltar i kryeministrit e më pas anëtar i kabinetit qeveritar.
Sandër Lleshaj u lind në 25 janar të vitit 1963. Ai është diplomuar në Akademinë e Oficerëve në Tiranë, në vitin 1985 ndërsa në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Studimeve të Sigurisë Evropiane në Akademinë e Drejtimit, gjermani.
Në vitin 2012, ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë edhe gradën Doktor i Shkencave. Ai ka mbajtur detyra si Komandant i një Regjimenti Kundërajror, komandant i kurseve, Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani si dhe Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Me marrjen e gradës gjeneral brigade në vitin 2010 , është emëruar në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në maj të vitit 2013, ai është liruar nga Forcat e Armatosura dhe, prej shtatorit 2013 deri në nëntor 2018, ka kryer detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë.
Që prej 23 nëntorit 2018, Lleshaj është emëruar Ministër i Brendshëm duke zëvendësuar në këtë detyrë Fatmir Xhafajn.
Në atë kohë kryeministri Edi Rama, njoftonte se Lleshaj do të sillte një energji të re pozitive në Krye të Punëve të Brendshme, ndërkohë që dekretimi i u refuzua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Ministri Lleshaj e nisi detyrën e tij me një propozim ligjor që ndezi debate të shumta, ku synohej rikthimi i forcave të ushtrisë në radhët e Policisë së Shtetit. Propozimi i tij u kundërshtua dhe nuk u kalua në atë kohë në kuvendin e Shqipërisë.
I pyetur para disa muajve në Vlorë, mbi të ardhmen e tij në krye të Ministrisë së Brendshëm pas informacioneve për një largim të mundshëm të tij, ai u përgjigj se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri.
“Që nuk do të jem në këtë post është krejt e sigurit Askush nuk është i përjetshëm në një post”, u shpreh Lleshaj.
Lleshaj do të mbahet mend edhe si ministri që mbështeti me ngulm mbikqyrjen ambientale apo përgjimin e personave nën hetim, çka ka ndezur një debat të madh pasi me këtë ligj do t’i jepen Policisë atribute që i ka Prokuroria.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta