Vrasja e Klodian Rashës, analisti Hoxha: Protesta nuk është barbarizëm, qeveria të gjejë zgjidhje jo të justifikohet
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti Artan Hoxha tha se protesta është pamje e asaj që shoqëria ka akumuluar së brendshmi.
Sipas tij ky ishte momenti i duhur për të shpërthyer.
“Brenda kësaj revolte gjejnë zbrazje shumë tensione të akumuluara për një kohë të gjatë dhe duhet thënë se aspektet e dhunshme të kësaj proteste janë të kuptueshme,” – tha Hoxha.
Nga ana tjetër ai nuk nguroi të bëjë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e kësaj proteste.
“Të shprehurit kundra një shteti që i ndërton dhunshëm marrëdhëniet me qytetarët e vet duhet të jetë e fuqishme por pa i dhënë shkas pikërisht këtij shteti të mbrapsht që të fitojë avantazh përkundrejt protestës,” – sqaroi analisti Hoxha.
Në gjykimin e tij strukturave të këtij shteti i takon të kuptojnë arsyet në thellësi dhe pse ndodhi dhe jo të justifikohen apo ta quajnë barbarizëm e primitivizëm këtë që po ndodh.
Ndërkaq Hoxha komentoi dhe reagimin e Ramës i cili agravoi situatën dhe nuk e qetësoi atë sepse siç tha dhe analisti, përpiqen të justifikojnë veten më tepër se të marrin përgjegjësitë që ju takojnë për nja tragjedi që u shkaktua nga shteti.
Sa i takon reagimit më të fundit të Ramës në Twitter, Hoxha theksoi se kryeministri me këto deklarata po shkon përsëri drejt konfrontimit në vend të zgjidhjes.
Sipas tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu duhet të kishte ikur para Lleshaj madje ai kujtoi rastin e të miturit që u dhunua nga unifromat blu duke sjellë edhe një herë në vëmendje se largimi i tij duhet të kishte ndodhur pikërisht në ato momente.
“Edhe dorëheqja e Sandër Lleshaj nuk ishte një dorëheqje, sipas meje, me përgjegjësi publike por me interes politik,” – tregoi analisti.
Së fundmi ai theksoi se e gjithë gjendja vjen si pasojë e një qeverie në pushtet e cila është monkratike e se zgjidhja e situatës është shumë më komplekse se largimi i Lleshajt apo largimi i domosdoshëm i Veliut.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet