​Bellingham lojtari i sezonit në Bundesligë

29 Maj 2023 | 19:07

Mesfushori anglez i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham është shpallur lojtari i sezonit në Bundesligë.

Bellingham ishte kyç në luftën e titullit për skuadrës së tij, por një barazim 2-2 me Mainzin në xhiron e fundit të sezonit i bëri ata të humbasin ndaj Bayern Munich.

Ai shënoi tetë gola dhe pesë asistime në 31 paraqitje në ligë këtë sezon pasi Dortmundi përfundoi si nënkampion.

“Çdo vit që kam luajtur në këtë klub përgjegjësia ime është rritur”, tha Bellingham.

“Më duhet të vazhdoj të jem kudo në fushë dhe të përpiqem të jap maksimumin tim për të kontribuar në sulm dhe mbrojtje dhe të përpiqem të kontrolloj lojën dhe të dominoj mesfushën. Shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe stafi më kanë ndihmuar të zhvillohem. Erdha në klub si një djalë i talentuar, por kam shtuar elementë në lojën time që e kanë çuar atë në një nivel tjetër dhe mendoj se kjo u takon atyre,” – u shpreh 19-vjeçari.

Bellingham pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro.

Ai iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City në vitin 2020 për 25 milionë funte dhe ka bërë mbi 130 paraqitje për klubin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026