Presidenti gjerman përmend dy futbollistët shqiptarë: Kanë pasuruar Bundesligën

1 Dhjetor 2022 | 12:31

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë të futbollit.

Steinmeier nënvizoi se lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën gjermane me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli.

“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, u shpreh presidenti gjerman.

Më tej, presidenti tha se aktualisht jetojnë në Gjermani mbi 70 mijë shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026