Steinmeier mban fjalën në Kuvend: Mbi 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

1 Dhjetor 2022 | 12:17

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai tha se Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë prej dekadash, ndërsa shtoi se do vijojnë të mbështesin vendin tonë.

“Është kënaqësi të jem sot pranë jush në Shqipëri. Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallon demokracia evropaine. Është kryeqytetit i rinisë. Qëndrimin tuaj të qartë pro-evropian kam mundur ta shikoj tek shumë zyrtarë. Gëzohem që mund të jem pranë jush. Faleminderit për ftesën, është nder të flas në këtë Kuvend. Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat nga diktatura dhe ju mbështesim në ndërtimin ekonomik. Në vitin 2019 ka hyrë në fuqi marrëveshja për bashkëpunim kulturor. Shkëmbimet mes studentëve dhe marrëdhëniet mes shkencëtarëve kanë sjellë raporte miqësie.”- theksoi ai.

Presidenti gjerman shtoi se më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani dhe volumi tregtar sipas tij ka arritur 450 mln euro për 2021.

Ai ndër të tjera theksoi se Gjermania është partneri i katër më i madh për Shqipërinë.

“Edhe në fushën e sportit punojmë me njëri-tjetrin. Jam këtu pranë jush pak muaj pasi u çelën negociatat për Shqipërinë. Kam parë me gëzim se si shtetet e BE kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që kanë përmirësuar jetën e rajonit. Së shpejti do të mjaftojë vetëm mjeti i identifikimit për të kapërcyer rajonin. Së shpejti do të njihen diplomat profesionale. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026