“Luftoni korrupsionin”, thirrja e presidentit gjerman për opozitën dhe qeverinë

1 Dhjetor 2022 | 12:28

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai tha se sukseset janë të dukshme në vendin tonë, ndërsa theksoi se duhet të punohet edhe më shumë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më tej, presidenti gjerman bëri një thirrje edhe për opozitën dhe qeverinë.

“Sukseset janë dukshëm të identifikueshme. Keni realizuar reforma administrative, është ngritur një prokurori speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm në BE. Ju lutem, vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen; punoni në sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar; vijoni reformën në drejtësi dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Mendoj se për destinacionin drejt BE-së ia vlen të bëni këtë përpjekje”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026