Masat e COVID në Greqi, rihapen parukeritë e libraritë, vijon shtetrrethimi
Autoritetet greke kanë vendosur që gjatë festave të fundvitit të lehtësojnë në mënyrë të kufizuar masat anti-COVID-19.
Duke nisur nga e hëna do të rihapen parukeritë dhe libraritë, dyqanet me pakicë do të vijojnë me shërbimin e porositë online.
Kishat do të hapen vetëm në Ditën e Krishtlindjes dhe Epifanisë me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse. Udhëtarët që fluturojnë në Greqi nga 18 dhjetor – 7 janar do të duhet të hyjnë në një karantinë të detyrueshme 3-ditore si dhe të paraqiten me një test të shpejtë anti-gjeni në aeroport dhe të kenë një test negativ PCR.
Nga 13 dhjetor deri në 7 janar, shtetrrethimi në të gjithë vendin do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit. Lëvizja lejohet vetëm me lejen e qeverisë, e cila mund të dërgohet me mesazh.
Një lehtësim i tillë i masave u mor teksa autoritetet bën me se numri i pacientëve të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv po zvogëlohet.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet