Opinioni i ‘Venecias’, dy pikat që mund të ndryshohen në draftin final për Kodin Zgjedhor
Komisioni i Venecias shqyrtoi dhe miratoi sot kërkesën për opinion nga Presidenti Ilir Meta në lidhje me ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor më 5 tetor si përshtatje e ndryshimeve kushtetuese që u votuan më 30 korrik.
Edhe pse opinioni final ende nuk është publikuar zyrtarisht nga Komisioni i Venecias, burime për Euronews Albania kanë treguar dy pikat e vetme që mund të ndryshojnë nga drafti që doli pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për pikat ku përmendet neni 96 i Kushtetutës që trajton koalicionet parazgjedhore.
Ndërkohë, në opinionin final të Komisionit të Venecias pritet të mbeten të paprekura pikat ku thuhet se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor më 5 tetor ishin shumë të nxituara dhe mund të cenojnë parimet demokratike të procesit zgjedhor.
Gjithashtu, Komisioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse ato përcaktohen si kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa për opinion urgjent në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan më 5 tetor, Komisionit të Venecias iu dërgua nga Presidenti Meta në fund të muajit tetor, kur shpalli dekretin për rishqyrtimin e tyre.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta